Nga 30 ditë paraburgim u janë shqiptuar dy zyrtarëve të lartë të Komisionit të pavarur të Mediave për dyshimet për korrupsion.

Gjykata paraburgimin e ka cilësuar si masën e vetme për zhvillimin e procedurës penale.Mbi dy zyrtarët po rëndojnë dyshimet se janë përfshirë në aferë korruptive pasi kanë kërkuar para në emër të mos ndëshkimit të një biznesi.

Arben Bilalli, drejtor i financave në Komisionin e Pavarur për Media del të jetë kapur në flagrancë.Kështu të paktën thuhet në dosjen e prokurorisë së Prishtinës të cilën e ka siguruar KALLXO.com.

Sipas kësaj dosjeje Arben Bilalli së bashku me kryeshefin e KPM-së Luan Latifin ishin taktuar me tre pronarët e një biznesi privat dhe për të biseduar në lidhje me mosndëshkimin e tyre nga KPM-ja.

Dosja e prokurorisë përshkruan se pas këtij takimi, drejtori Bilalli i ka pranuar nga njëri prej bashkëpronarëve të biznesit shumën prej 8 mijë eurove të cilat ishin para të buxhetit të Policisë së Republikës së Kosovës.

Në dosje përshkruhet se pasi janë marrë këto para, Bilalli ka qenë në kontaktim të vazhdueshëm me kryeshefin Luan Latifi.Pasi është ndaluar nga Policia e Kosovës, drejtorit të financave, i janë gjetur 8 mijë eurot e Policisë së Kosovës të cilat janë përdorur për simulim.

Latifi dhe Bilalli u arrestuan gjatë këtyre ditëve në lidhje me dyshimet për korrupsion.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *