Gjatë ditës së enjte, në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, kanë diplomuar edhe 15 kadetë të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së.

Një gjë të tillë është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet një komunikate për media, shkruan Gazeta Infokus.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së, atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar.

Pas ceremonisë së nderimit të flamurit, të pranishmëve iu drejtua, nikoqirja e ceremonisë, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), komandë brenda së cilës vepron edhe Akademia e Mbrojtjes dhe QSU, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Gjeneral Spahiu në adresimin e saj, u rikujtoi kadetëve rrugëtimin e përbashkët me të gjitha strukturat e komandës që udhëheq për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike, profesionale dhe intelektuale”, thuhet në komunikatë.
E kadetëve të rinj iu drejtuar edhe komandati i FSK-së, Rrahman Rama.

Ai i inkurajoi ata që të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut, si Detyrën, Nderin dhe Atdheun.

“ Ai gjithashtu, shprehu falënderimin për partnerët tanë të cilët me mbështetjen e madhe mundësuan zhvillimin dhe avancimin e QSU-së.Në emër të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në fjalën e tij. zv.ministri Syla, i cili u rikujtoi kadetëve rrugëtimin me përplot sprova e sfida gjatë studimeve. Ai gjithashtu, shprehu besimin e plotë në suksesin dhe fitoren e garantuar të tyre në përmbushjen e misionit gjatë shërbimit si lider ushtarak sepse gjithmonë do të udhëheqen nga vlerat e shenjta të ushtarakut, Detyrës , Nderit dhe Atdheut.”, bëhet e ditur në komunikatë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *