Si rezultat i qeverisjes së mirë, transparente e llogaridhënëse, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për realizimin e projektit për fuqizimin e të rinjve, me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Drenasit është përfituese e 250 mijë dollarëve për të rinjtë e komunës sonë, për financimin e iniciativave, ideve dhe biznes planeve të tyre kreative.

Ky grant është siguruar nga qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore dhe implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komunës së Drenasit. Në vlerën totale të këtij granti, komuna bashkëfinancon 15% të vlerës financiare.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar donatorët për vlerësimin e komunës për të qenë përfitues i këtij granti që ka ardhur si rezultat i qeverisjes së mirë e transparente dhe ka shtuar se mjetet e këtij granti do të adresohen për të rinjtë, në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës dhe aktivitete të ndryshme për të rinjtë e cila ndikon direkt në largimi i dukurive negative.

Fituesit e këtij granti, do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike që do të shpallen gjatë këtij viti dhe projekti do të zgjas deri në vitin 2023. Për të gjitha detajet, të rinjtë do të njoftohen me kohë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *