Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kritikën e tij për Qeverinë Kurti 2.

Lideri i LDK-së, Lumir Abixhiku ka komentuar qeverisjen Kurti II, duke thënë se mjaftuan vetëm 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë nga të tjerët.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se për 100 ditët e qeverisë, Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm.

“100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën! Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë. Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot.

Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë”, shkroi Abdixhiku.

Ai qeverisjen e Kurtit e ka cilësuar si ‘Pronto 2 në reprizë’.

Kurti i është përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se ka marrë më shumë vendime se të gjitha qeveritë e kaluara.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetoj Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjësha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti në RTK.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *