Liridona Hyseni nga fshati Vojnik, komuna e Skenderajit është artistja më e re që po i premton shumë artit shqiptar.

Ajo është vetëm 17 vjeçare dhe ka talent mjaft të madh në artin e pikturës. Ajo që në moshën 5 vjeçare shafqi interesim në këtë pjesë të artit, e cila me pasionin e saj tani e ka perfeksionuar edhe më shumë.

Liridona ndryshe njihet edhe si vajza e mureve, pasi në Gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku vijon mësimet një pjesë e mureve janë të pikturuara nga vetë ajo. Përveq mureve ajo punon në cavans dhe punimet e saj janë të një mjeshtrie të lartë.

Liridona është artistja më e re nga Komuna e Skenderajit e cila po na përfaqson në këtë fushë ku dhe ka filluar karrierën e saj si artistë dhe në të ardhmen presim që të krenohemi me veprat e saj, dhe të bëjë krenarë prejardhjen e saj dhe bashkë me të.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *