Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë debatuar ashpër rreth komunitetit LGBTI dhe “Paradës së Krenarisë” që u mbajt sot në Prishtinë.

Krasniqi reagoi ashpër kur Kelmendi e quajti sëmundje homoseksualizmin duke thënë se këta persona rrezikojnë uljen e natalitetit.

Krasniqi iu kundërpërgjigj duke i propozuar që Kelmendi t’i bëj 10 fëmijë nëse brengoset aq shumë për shtimin e natalitetit.

“Sëmundje të tilla të cilat vazhdimisht…”, e filloi debatin Kelmendi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Krasniqit i cili nuk e lejoi ta vazhdonte fjalinë.

“Sadizëm është kur personi gjatë aktit seksual kënaqet duke i shkaktu dhimbje tjetrit, mazoisti është ai që e përjeton kënaqësinë duke e parë këtë, ti mundesh me qenë sadist me bë seks me një grua që është mazoiste”, tha Krasniqi.

“Kam ardhë të flasë më argumente shkencore, 14 vjet studime mjekësi nuk i shkeli për epshe të dikujt”, ia ktheu Kelmendi.

“Ti mundesh me qenë 50 mijë vjet mjekësi po s’do të thotë që i dinë gjërat”, tha Krasniqi.

“E zvogëlojnë natalitetin sepse këta smund të lindin fëmijë. E kërcënojnë qenien njerëzore në tërësi”, tha Kelmendi.

“Nëse po brengosesh shumë për natalitetin bëni 10 fëmijë, ai tjetri 20, shtojeni natalitetin”, tha Krasniqi.

“Bëni ju, nëse po pretendoni që jeni të mirë”, ia ktheu Kelmendi.

“Bëni 20 e 30 fmijë, shtojeni natalitetin”, i tha Krasniqi.

“A e përfundove”, pyeti Kelmendi.

“Jo se përfundova nuk du me të lanë me fol budallakisht”, iu përgjigj Krasniqi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *