Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të nis më reshje lokale shiu, por se nga e mërkura do të kthehet sërish i nxehti.

E hëna e javës së parë të korrikut parashihet të filloj me vransira e me reshje lokale shiu, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nga dita e martë pritet të kemi një periudhë më stabile, e nga dita e mërkurë sërish mbi vend depërton i nxehti nga Afrika që sjell rritje të temperaturave mbi vlera mesatare, derisa pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. E sipas parashikimeve të fundit mot i nxehtë e me diell mund të na shoqërojë edhe ditëve të fundjavës.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme në përgjithëse mbetet në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV ditën e hënë do të jetë përreth vlerave mesatare, e nga e mërkura do të kalojë edhe në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

5.07 – Kryesisht me vransira. Paradite reshje lokale shiu. Gjatë ditës priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, kryesisht përreth viseve malore.

6.07 – Pjesërisht vranët dhe më nxehtë.

7.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

8.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

9.07 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet gradualisht në rritje nga 26C, të hënën, deri në 35C, ditën e premte.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga kahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike të hënën me tendencë të rënies, e më pas gradualisht në rritje.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *